Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion, teksa mundi me rezultatin tenistik 6-0 Shalken dhe e çojnë ecurinë e fitoreve në 3 radhazi, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt titullit të 11 kampion radhazi.
Festivali i golave u hap në minutën e 21, kur Myler dërgoi topi pas shpinës së kundërshtarit. Ekipi i Tomas Tuhel vendosi ndeshjen në shina në minutën e 30, me Kimish që dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Me fillimin e pjesës së dytë, Gnabri “tundi rrjetën” dy herë.
Pak minuat më vonë pati kohë edhe për Tel dhe Mazraui që shënuan emrin në listën e golashënuesve. Me këtë fitore, Bajerni kryeson me 68 pikë, 4 më shumë se Dortmundi. Në krahun tjetër, Shalke endet në vendet e fundit.
Kampionët e Gjermanisë shpresojnë që Mëshengladbah të ndalë Borusian e Dortmundit në ndeshjen që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” në orën 18:30.
Lini një Përgjigje