TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2023, 15:47

Shkoi në stadium për të parë skuadrën e tij të zemrës, ndërron jetë në stadium arkitekti i famshëm italian

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi në stadium për të parë skuadrën e tij të

Mbrëmjen e së enjtes u zhvillua ndeshja e Ligës së Europës mes Juventusit dhe Seviljas, aty ku sfida ka marrë hijen e rëndë, pasi në shkallët e stadiumit, është ndarë nga jetë një nga arkitektët më të njohur në Itali.

Xhuliano Viskonti kishte shkuar të shihte skuadrën e tij të zemrës, por papritur është ndjerë keq. Pavarësisht ndihmës së shpejtë që i është dhënë, 78-vjeçari nuk ka arritur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë.

Viskonti ishte një figurë e njohur në Itali si një ish-politikan dhe arkitekt e inxhinier. Për Viksontin do të ketë homazhe në ditët në vijim dhe në datën 15, do të përcillet për në banesën e fundit.

xhuliano viskonti arkitekti italian ndeshja juventus-sevija

Lini një Përgjigje