
Eshtë caktuar data edhe kundërshtarët: AEK-u dhe PAOK-u do të luajnë finalen e Kupës së Greqisë më 24 maj, por ka ende një çështje për t'u zgjidhur... sfida mes dy rivalëve premton të jetë e egër. Zgjidhja mund të jetë në Angli, në “Selhurst Park”, bastioni i Kristal Palas.
Pananjotis Baltakos, presidenti i Federatës Greke të Futbollit, ka shfaqur interes për të luajtur finalen larg Greqisë. Australia, Polonia, Qiproja, por edhe Shqipëria, ishin katër nga vendet në studim, garanton gazeta angleze ‘The Sun’.
Ndërkohë që Qiproja hodhi poshtë mundësinë për të pritur takimin për shkak të rrezikut të natyrshëm në grupet e tifozëve grekë, të famshëm për përplasjet e tyre të egra. Edhe opsioni për t’u luajtur në “Elbasan Arena” ka rënë poshtë, pa dhënë shpjegime.
Për Anglinë, kjo ide duket se i pëlqen Stiv Parish, presidenti i Kristal Palas, i cili nuk u shqetësua për festimet dhe konfuzionin e derbit.
Baltakos dhe Federata Greke pritet të shpallin zyrtarisht datën dhe vendin e finales së Kupës së Greqisë midis AEK-ut dhe PAOK-ut, këtë të premte, 12 ditë larg takimit, me tifozët grekë që mund të kenë nevojë të rezervojnë një udhëtim jashtë vendit helen.
Lini një Përgjigje