
Salernitana ka mposhtur me rezultatin minimal Atalantën në ndeshjen e vlefshme për javën e 35 të Serisë A.
Teksa dukej se sfida do të mbyllej në barazim pa gola, miqtë gjetën avantazhin në minutat shtesë. Kandreva i dhuroi fitoren Salernitanës me një supergol të shënuar në minutën e 90+2.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti e nisi sfidën si titullar dhe luajti për 70 minuta.
Pas kësaj ndeshjeje, Salernitana renditet në vendin e 15 me 38 pikë, ndërsa Atalanta mban vendin e 7 me 58 pikë.
Lini një Përgjigje