
Borusia e Dortmundit ka mundur me rezultatin 5-2 Borusia Mëshengladbah dhe është kthyer vetëm një pikë larg Bajernit kryesues kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundit i Bundesligës.
Ishte gjithçka e lehtë për Dortmundin, të paktën në pjesën e parë, me skuadrën e Terziç që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin 4-0.
Pesë minuta i mjaftuan verdhezinjve për të zhbllokuar ndeshjen me një goditje me kokë të Malen.
Në minutën e 18 erdhi edhe goli i dytë për Borusian i realizuar me penallti nga Belingham. Dy minuta më vonë, Haler trefishoi shifrar dhe në minutën e 32 çoi rezultatin në 4-0.
Reagimi i vetëm i Mëshengladbah erdhi në minutat e fundit të pjesës së dytë. Bensebaini ngushtoi diferencat në 4-1 në minutën e 75 dhe Stindël në 4-2 në minutën e 85. Megjithatë, vendasit arritën të shënonin edhe golin e pestë me Rejnën në minutën e 95.
Lini një Përgjigje