TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2023, 18:14

Junajtid kthehet te fitorja dhe ecën i sigurtë drejt Championsit, super Stërling nuk i mjafton Çelsit, Aston Vila ‘leksion’ Totenhemit

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid kthehet te fitorja dhe ecën i sigurtë drejt Championsit,

Përfundojnë 3 ndeshjet më të rëndësishme të ditës së sotme në Premier Ligë, teksa Çelsi u ndal në një barazim 2-2 me Notinghem Forestin. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 13 me Auoniji, por Stërling arriti të përmbyste rezultatin me dygolëshin e shënuar në minutat 51 dhe 58.

Megjithatë, Auoniji shënoi përsëri në minutën e 62 dhe fiksoi shifrat në 2-2.

Mançester Junajtid ka bërë detyrën dhe ka marrë 3 pikë me vlera pas fitores 2-0 ndaj Volverhempton. Goli i Martial në pjesën e parë dhe Garnaços në minutat e fundit të sfidës mjaftuan për “Djajtë e Kuq” që ruajnë distancën prej 4 pikësh nga Liverpuli dhe barazojnë Njukasëllin e vendit të 3 me 66 pikë.

Totenhemi del zyrtarisht nga gara për zonën Champions pas humbjes 2-1 me Aston Vilën në transfertë. Ishin pikërisht djemtë e Junai Emeri që dhuruan spektakël në Angli dhe ngjiten në vendin e 5 me 57 pikë, aq sa Totenhemi.

Ndërkohë Sauthemptoni u bë skuadra e parë që ra zyrtarisht nga kategoria pas humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Fulhemit dhe vitin tjetër do të luajë në Championship.

mançester junajtid çelsi totenhem premier liga

Lini një Përgjigje