
Humbja me Specian nuk është pritur mirë për tifozët e Milanit, të cilët tashmë e shohin veten akoma dhe më larg Championsit për sezonin e ardhshëm.
Pas fundit të sfidës, Stefano Pioli dhe skuadra e tij kaluan pranë tifozëve ultras të kuqezinjve për të dhënë llogari dhe për t’i kërkuar ndjesë pas dy rezultateve zhgënjyese njëra pas tjetrës.
Një nga drejtuesit e Curva Sud i kërkoi Kalabrias dhe bashkëlojtarëve të tij një reagim për derbin e së martës kundër Interit. Ndërkohë që skuadra është kthyer më pas në dhomat e zhveshjes, dëgjohen thirrjet “Duam 11 luanë” dhe “Hajde lufto, do të fitosh”.
Lini një Përgjigje