
Lajmi i mbrëmjes ishte kthimi i Lionel Mesit si titullar pas kaosit të shkaktuar nga udhëtimi i argjentinasit në Arabi pa lejen e klubit që e ka pezulluar fillimisht lojtarin duke e përjashtuar për dy ndeshje dhe më pas e kanë hequr pezullimin.
Por tifozët nuk kanë harruar dhe “Pleshti” është fërshëllyer gjatë ndeshjes që po luhet në Parkun e Princave.
Ishte Fabian Ruiz ai që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 22. Në minutën e 33 erdhi edhe goli i dytë për PSG-në i shënuar nga Hakimi.
Kilian Mbape ishte protagonisti i pjesës së dytë. Francezi trefishoi avantazhin e ekipit të tij në minutën e 47 dhe më pas shënoi të katërtin në minutën e 54 me një goditje spektakolare. Në minutën e 73 një autogol i Jusuf çoi shifrat në 5-0.
Kaos në minutën e 77 pas një pas një ndërhyrje të ashpër të pësuar nga Leo Mesi që ka çuar në përplasjen e dy skuadrave dhe te ndëshkimi me karton të kuq për Hakimin nga PSG dhe Manjani për Ajacion.
Lini një Përgjigje