TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2026, 08:46

Ngjarja e rëndë në Tiranë, dalin pamjet kur Dorian Kasa i vë thikën në fyt policit të Rrugores

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja e rëndë në Tiranë, dalin pamjet kur Dorian Kasa i
Dorian Kasa

Dorian Kasa është i riu që i vuri thikën në fyt efektivit të Policisë Rrugore në Tiranë, teksa ky i fundit menaxhonte trafikun në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet, në rrethrrotullimin përpara një spitali privat.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur efektivi Loren Rama sulmohet befasisht nga Dorian Kasa dhe pasi përleshen për disa sekonda, rrëzohen në mes të rrugës. 

Ngjarja e rëndë në Tiranë, dalin pamjet kur Dorian Kasa i
Dorian Kasa

"Për një moment nuk e kuptova se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pashë që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart", ka sqaruar efektivi , ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe pritet të japin më shumë detaje në vijim.

Policia e Shtetit bëri me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së premtes, kur Dorian Kasa i është afruar efektivit Loren Rama, ka tentuar t'i marrë armën e shërbimit dhe i ka vendosur thikën në fyt.

ngjarja e rëndë në tiranë dorian kasa

Lini një Përgjigje