Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në kryeqytet, pranë Gjykatës së Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një autobus i linjës së Unazës. Si pasojë e përplasjes, disa pasagjerë kanë pësuar lëndime nga impakti, por fatmirësisht nuk raportohen persona në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e autobusit, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Lini një Përgjigje