TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2026, 14:46

E rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt; arrestohet autori Dorian Kaso

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt;
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së kthesës së Kamzës, është sulmuar nga një person.

Efektivi i Policisë, Loren Rama, në krye të detyrës në zonën e Casa Italias është sulmuar me thikë.

Agresori Dorian Kaso i ka shkuar policit nga mbrapa dhe i ka vendosur thikën në qafë.

Fatmirësisht, efektivi ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

"Për një moment nuk e kuptoja se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pash që më vendosi thikën në qafë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart", ka deklaruar efektivi.

Dorian Kaso është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij.

arrestohet autori dorian kaso policit i vendoset thika në fyt

Lini një Përgjigje