TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2026, 10:27

Vrau efektivin e policisë, Violand Bracellari përfitoi fonde nga AZHBR për stallat e bagëtisë

Shkruar nga Pamfleti
Vrau efektivin e policisë, Violand Bracellari përfitoi fonde
Stallat e Violand Braçellarit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga e kaluara dhe aktiviteti i Violand Braçellarit, autor i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri.

Sipas burimeve pranë familjarëve të Braçellarit, ai ka përfituar fonde nga AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive, pavarësisht se rezultonte person në kërkim prej 9 vitesh dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ende nuk është konfirmuar nëse subvencionet janë marrë në emrin e tij apo në emër të nënës së tij. Burimet pohojnë se fondet lidhen me aktivitetin në bujqësi dhe blegtori.

Pikërisht stallat ku dyshohet se Braçellari kishte investuar u kthyen në vendngjarje gjatë operacionit policor, ku ai qëlloi me kallashnikov drejt efektivëve. Nga të shtënat humbi jetën polici 36-vjeçar Enea Mekolli, ndërsa u plagos Edison Adri.

Rasti ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si një person në kërkim prej vitesh ka mundur të përfitojë fonde publike, ndërkohë që më herët për kapjen e tij ishin angazhuar edhe forcat RENEA. 

Kush është Violand Braçellari 

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe mëngjesin e sotëm ndërmori një operacion për ta arrestuar në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve, Braçellari, ish-ushtarak, nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe është përgjigjur me të shtëna kundrejt thirrjeve për dorëzim. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri, jashtë rrezikut për jetën, i nisur me helikopter drejt Traumës.

Autori i masakrësu procedua penalisht dhe më pas u shpall fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar.

 

ahzbr fonde violand bracellarit

Lini një Përgjigje