TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2026, 07:39

Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Krujë, policia në terren që prej orëve të para të mëngjesit

Shkruar nga Pamfleti
Operacion kundër kultivimit të kanabisit në Krujë, policia
Komisariati Krujë

Që në orët e para të mëngjesit, forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, të mbështetura edhe nga efektivë të ardhur nga Tirana, kanë nisur një operacion të gjerë kundër kultivimit të kanabisit në territorin e rrethit të Krujës.

Kruja është konsideruar prej vitesh një nga zonat më problematike në vend sa i takon kultivimit të bimëve narkotike.

Që prej fillimit të pranverës, në këtë rreth janë zhvilluar pothuajse çdo ditë aksione policore në zonat e identifikuara si më problematike, mes tyre Malësia e Krujës, Nikla dhe Thumana.

Operacioni vijon ende dhe forcat e policisë ndodhen në terren.

Lini një Përgjigje