TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 15:37

I biri hapi zjarr drejt efektivëve të policisë, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje

Shkruar nga Pamfleti

I biri hapi zjarr drejt efektivëve të policisë, nëna e

Nëna e Violand Braçellarit, autorit të vrasjes së efektivit të forcave ‘Shqiponja’ gjatë operacionit të sotëm, është shoqëruar në Komisariatin e Korçës. Nëna e Braçellarit po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Braçellari kishte përshtatur stanin për të jetuar për një periudhë të gjatë, duke krijuar kushtet e nevojshme të qëndrimit. Gjithashtu, sipas informacioneve paraprake, aty mbaheshin armë zjarri dhe municion luftarak. Mësohet se autori jetonte aty vetëm me nënën e tij.

Kujtojmë se gjatë operacionit të sotëm, Braçellari nuk iu bind thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar dhe hapi zjarr në drejtim të efektivëve të forcave speciale “Shqiponja”.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos Edison Adri. Gjatë operacionit mbeti i plagosur edhe vetë Braçellari, i cili, sipas burimeve, ka marrë tre plagë nga armë zjarri.

Ai ishte një ish-ushtarak, i rrezikshëm për banorët e zonës dhe në kërkim nga policia e Vlorës për kultivim narkotikësh. Bëhet me dije se, prej terrenit të vështirë ku fshihej, ai i kishte shpëtuar disa herë RENEA-s, pasi për të shkuar të stani duhet të ecësh 40 minuta në këmbë.

Lini një Përgjigje