TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 14:25

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave", Hita zbarkon në Korçë; plani operacional kalon në 'sitë'

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave", Hita zbarkon në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për të ndjekur nga afër hetimet dhe verifikimet që po zhvillohen pas operacionit të përgjakshëm në Lozhan të Maliqit.

Vizita e tij vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ku efektivi i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Enea Mekolli, humbi jetën gjatë një aksioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur edhe efektivi Edison Adri.

Më herët gjatë ditës, Hita vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë efektivin e plagosur, ndërsa paralajmëroi se ngjarja do t'i nënshtrohej një analize të detajuar. Për këtë arsye, në Korçë është dërguar edhe një grup i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, i cili do të verifikojë procedurat e ndjekura gjatë operacionit.

Në qendër të verifikimeve do të jetë organizimi i aksionit dhe zbatimi i planit operacional, përfshirë vlerësimin nëse forcat e angazhuara ishin të mjaftueshme për neutralizimin e një personi që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë.

Sipas të dhënave paraprake, Braçellari kundërshtoi arrestimin dhe hapi zjarr me armë automatike ndaj efektivëve të policisë. Ai mbeti i plagosur gjatë kundërpërgjigjes së forcave të rendit dhe është transportuar në Tiranë për trajtim mjekësor.

Paralelisht me verifikimet e Policisë së Shtetit, hetime për rrethanat e ngjarjes po kryen edhe Prokuroria e Korçës.

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave", Hita zbarkon në

drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit skënder hita lozhan enea mekolli

Lini një Përgjigje