Ministri i Brendshëm njofton nisjen e procedurave për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të efektivit të vrarë dhe paralajmëron përgjegjësi për çdo shkelje që mund të zbulohet nga hetimet
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivin e policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një punonjës i Policisë së Shtetit.
Pas takimit me stafin mjekësor, Lamallari deklaroi se gjendja e efektivit të plagosur po ndiqet me vëmendje të veçantë nga autoritetet dhe se mjekët po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për stabilizimin e tij. Ministri bëri të ditur se ka kërkuar nisjen e menjëhershme të procedurave për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të efektivit që humbi jetën në krye të detyrës. Sipas tij, ngjarja përbën një humbje të rëndë jo vetëm për familjen e viktimës, por edhe për Policinë e Shtetit dhe institucionet shqiptare.
Lamallari tha se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë një analizë të plotë të rrethanave të ngjarjes, me fokus respektimin e protokolleve operative, mënyrën e menaxhimit të situatës dhe identifikimin e çdo përgjegjësie të mundshme disiplinore apo ligjore. Ai theksoi se hetimi duhet të zhvillohet në mënyrë të gjithanshme dhe se çdo person që do të rezultojë përgjegjës do të përballet me pasojat që parashikon ligji.
Duke folur për gjendjen e efektivit të plagosur, ministri u shpreh se sipas informacionit të marrë nga stafi mjekësor, dëmtimet janë në zonën e nofullës dhe të qafës, si pasojë e goditjes me armë zjarri. Lamallari shmangu dhënien e detajeve të mëtejshme mjekësore, duke nënvizuar se prioritet mbetet puna e ekipit shëndetësor.
Sipas tij, mjekët po kryejnë ndërhyrjet e nevojshme dhe po punojnë për stabilizimin e gjendjes së pacientit, ndërsa në raste të tilla kërkohet kohë për të vlerësuar ecurinë e plotë të trajtimit. Ministri deklaroi gjithashtu se institucionet shtetërore po qëndrojnë pranë familjes së efektivit të plagosur dhe po ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme gjatë kësaj periudhe.
Në të njëjtën kohë, ai ritheksoi se ngjarja kërkon një shqyrtim të detajuar të procedurave të ndjekura nga strukturat policore, duke e konsideruar mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve të policisë si përgjegjësi parësore të çdo drejtuesi. Lamallari bëri të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është nisur drejt Korçës për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe procesin hetimor. Ai shtoi se pas vizitës në Spitalin e Traumës do t’i bashkohet gjithashtu autoriteteve në terren.
Ministri nënvizoi se në këtë moment vëmendja kryesore mbetet te familja e efektivit që humbi jetën dhe te përpjekjet për shpëtimin e jetës së efektivit të plagosur, ndërsa hetimet do të vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.
Pas fatkeqesise se humbles se jetes se nje efektivi policie ne krye te detyres, shume drejte foli Ministri, nje humble e rende jo vetem per Familjen por edhe Policine e Shtetit Por ajo qe do thoja, pas kesaj ngjarje te rende duhet qetesi e larg modelit te kahershem me gjet fajtore,veç kriminelit qe ka vrare, nderkohe hetimi i prokurorise eshte themeli i gjithe ngjarjes, jo koka turku dhe nxjerrja medoemos e nje apo disa fajtore,pse ndodhi. Policia e Shtetit krahas pasionit,mbajtjes familjes, eshte nje sakrifice, sepse ka te beje me njerez te deshtuar, te babezitur per te perfituar ne menyre te paligjshme,te goditur nga ligji, atje ku eshte konflikti,zjarri,vrasja,personi ne kerkim,ngjarja, i pari eshte Polici. Ndaj gjithe shtetet demokratike por edhe diktaturat, e kane trajtuar pak me ndryshe nga profesionet e tjera, si ne page e status. Te merresh me pse shkuan per te kapur nje kriminel etj policia kete pune ka. Po u njoftove se ka ngjarje apo person ne kerkim do shkosh , se ndryshe shperdoron detyren.