Stani i izoluar në një zonë të thellë malore, i cili shërbente si vendstrehim për 44-vjeçarin. Objekti ishte i pajisur edhe me kamera sigurie, çka dyshohet se i mundësonte të shumëkërkuarit të monitoronte lëvizjet përreth dhe t’i shmangej forcave të rendit.
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja dhe plagosjes së një tjetri.
Autori Violand Braçellari është parë dje në fshat duke bërë xhiro, policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij, pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.
Për ta kapur ish ushtarakun, 6 policë të Shqiponjave janë nisur drejt stanit.
Stani u rrethua ndërsa 43-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, por hapi zjarr në drejtim të efektivëve ku për pasojë vrau njërin prej tyre dhe plagosi një tjetër.
Ky i fundit është dërguar me helikopter të ushtrisë drejt Traumës me plagë në pjesën e nofullës.
Policia iu kundërpërgjigj po me armë duke e plagosur autorin me 1 plumb në bark dhe 2 në dorë. Ai është arrestuar ndërsa fillimisht është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës ndërsa do të dërgohet te Trauma për mjekim të specializuar.
Stani i izoluar në një zonë të thellë malore, i cili shërbente si vendstrehim për 44-vjeçarin. Objekti ishte i pajisur edhe me kamera sigurie, çka dyshohet se i mundësonte të shumëkërkuarit të monitoronte lëvizjet përreth dhe t’i shmangej forcave të rendit
Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, policia e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërine e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur.
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita doli në një prononcim për mediat nga ambientet e spitalit të Traumës ku u shpreh se kjo është një “Ngjarje që të lë pa fjalë, s’do doja sot të isha para jush”.
Ai nuk dha shumë detaje, pasi tha se vetë do nisej menjëherë drejt Korçës për të ndjekur nga afër operacionin dhe se do të fillojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.
Operacion i pa menduar! Kur e dinin cmut ishte! R.I.P