TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 12:12

Shpërthim me tritol ndaj një biznesi në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol ndaj një biznesi në Kurbin
Policia e Kurbinit

Një shpërthim i fortë ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në Kurbin, duke shkaktuar dëme materiale në një subjekt tregtar.

Sipas informacionit paraprak, një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit me inicialet Gj. L., duke dëmtuar strukturën hyrëse të objektit, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

kurbin tritol policia

Lini një Përgjigje