TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 11:22

Një efektiv i vrarë dhe një tjetër i plagosur, Hita: Ditë e rëndë për Policinë e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Një efektiv i vrarë dhe një tjetër i plagosur, Hita:
Skënder Hita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar nga Spitali i Traumës pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lozhan të Maliqit, ku një efektiv i forcës "Shqiponja" humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim.

Në një deklaratë për mediat, Hita e cilësoi ngjarjen si një humbje të madhe për Policinë e Shtetit, duke shprehur dhimbjen për efektivin e rënë në krye të detyrës.

““Humbëm një koleg të mrekullueshëm, një baba, një familjar të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj punonjësin e saj në shërbim të qytetarëve. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmën mjekësore. Edhe personi në kërkim që ishte bërë rrethimi i tij për neutralizimin dhe kapjen e tij është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës. Është vërtet një ngjarje ku nuk do doja të isha para jush”, deklaroi Hita.

Kreu i Policisë bëri të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur menjëherë nga Prokuroria e Korçës, ndërsa paralajmëroi se në vijim do të jepen më shumë detaje mbi rrethanat dhe dinamikën e përplasjes së armatosur.

“Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Korçës. Pas këtij momenti do të largohem drejt Korçës dhe do të keni një njoftim më të gjerë për të gjithë dinamikën e ngjarjes”, u shpreh ai.

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, ku efektivi Enea Mekolli mbeti i vrarë, ndërsa kolegu i tij Edison Adri u plagos rëndë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur edhe personi i shpallur në kërkim, i cili u vu në pranga nga policia.

drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit skënder hita spitali i traumes efektivi

Lini një Përgjigje