Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku gjatë aksionit për kapjen e të 43-vjeçarit të shpallur në kërkim Violand Braçellari, ka mbetur i vrarë në krye të detyrës efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli dhe i plagosur kolegu i tij Edison Adri.
Autori i krimit ka hapur zjarr ndaj policisë pasi ata i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, duke i marrë jetën 34-vjeçarit, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe efektivi 36-vjeçar.
Viktima la pas bashkëshorten dhe një djalë të mitur.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinion, ndërsa kreu i qeverisë njoftoi shpalljen e tij ‘Dëshmor i Atdheut’.
Ndërkohë drejtori i Policisë së Shtetit tha se do të niset drejt Korçës, ku do të japë edhe një njoftim më të qartë për të gjithë dinamikën e ngjarjes në Lozhan të Maliqit.
Në një deklaratë për mediat nga spitali i Traumës në Tiranë ai tha se prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ai ka autorizuar standardet profesionale të nisen drejt Korçës.
“Hetimet kanë filluar si nga prokuroria e Korçës njëkohësisht edhe nga standardet profesionale, të cilat i kam autorizuar të nisen drejt Korçës. Unë pas këtij momenti do të nisen drejt Korçës dhe nga aty do keni një njoftim më të qartë dhe më të plotë për të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe për çfarë ka ndodhur”, tha Hita.
Sipas tij ngjarja e Maliqit është një ngjarje që të pa fjalë.
“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj. Edhe një punonjës policie është plagosur rëndë ,po merr ndihmë mjekësore. Edhe autori gjatë shkëmbimit të zjarrti është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës. Është një ngjarje që të lë pa fjalë nuk do të doja të isha pranë jush sot”, tha ai.
Lini një Përgjigje