TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2026, 07:21

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një
I plagosuri është 37-vjeçari Shpati Kamberaj

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në në Vlorë, ku është plagosur një person. 

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sevaster.

I plagosuri është 37-vjeçari Shpati Kamberaj, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, Kamberaj ka marrë një plumb në pjesën e femurit, në njërën këmbë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes, 37-vjeçari është transportuar fillimisht nga familjarët e tij deri në fshatin Kotë, ku është marrë nga një ambulancë dhe është dërguar drejt spitalit.

Pas mbërritjes në spital, ai është futur në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e plagës së marrë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e mundshëm.

Deri më tani, nuk ka ende informacion mbi motivet e plagosjes.

të shtëna me armë zjarri në vlorë plagoset një person

Lini një Përgjigje