TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2026, 10:29

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, dy vëllezërit përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, dy vëllezërit
Dhunohen dy vëllezërit në Laç

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, më 5 qershor 2026, rreth orës 03:00, në spital janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit Klisman Rrapushi, (“Lepuri”), banues në Laç, i cili ka pësuar dëmtime në këmbë të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri, si dhe për vëllain e tij, Klaudio Gega(Lepuri), i cili ka pësuar dëmtim në këmbë (ndrydhje).

Burime policore bëjnë me dije se të dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Në deklarimet e tyre, ata kanë pohuar se janë sulmuar nga disa persona të panjohur në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të incidentit.

dhunohen dy vëllezërit në laç emrat

Lini një Përgjigje