Sfida mes Bolonjës dhe Romës e vlefshme për javën e 35 të Serisë A është mbyllur në barazimin pa gola.
Pavarësisht tentativave të të dyja ekipeve, asnjëra prej tyre nuk arriti të finalizonte. Rastin më të artë e pati Bolonja me Orsolinin, i cili goditi nga distanca, por portieri bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur.
Roma duket me një këmbë jashtë Championsit, teksa dhe 3 javë na ndajnë nga mbyllja e kampionatit. Mundësia më e mirë që të jetë pjesë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm është duke fituar Ligën e Europës.
Lini një Përgjigje