
Shpresat e Arsenalit për titullin kampion janë thuajse të përfunduara. Brajtoni ka bërë befasinë duke mposhtur në transfertë “Topçinjtë”. Ata kanë triumfuar me tre gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 36 të Premier Ligës.
Topçinjtë u mposhtën nga Brajtoni në shtëpi dhe diferenca me kreun mbetet 4 pikë, por Siti ka një ndeshje të prapambetur për të luajtur, teksa kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit.
Tre gola nga Ençiso, Undav dhe Estupinan në pjesën e dytë pllakosën heshtjen në “Emirates Stadium”, teksa skuadra e Brajtonit merr 3 pikë të rëndësishme dhe shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e 6, por e veçanta është se kanë plot 2 ndeshje të prapambetura veç atyre të rregullta ndaj janë një kandidad serioz për një vend në zonën Champions.
Përsa i përket çështjes së titullit, Mançester Siti mjafton të barazojë ndeshjen e radhës dhe siguron matematikisht vendin e parë.
Lini një Përgjigje