
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, në afërsi të Novoselës.
Sipas të dhënave paraprake, viktima dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në këtë aks rrugor.
Për shkak të përplasjes së fortë, personi ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person endacak, ndërsa identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.
Lini një Përgjigje