
Xhudistja kosovare ka sjellë në shtëpi medaljen e artë, duke u renditur e para në sportin e xhudos.
Sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Krasniqi zë vendin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7275 pikë të grumbulluara.
Pas saj, është renditur xhudistja britanike, Chelsie Giles me 7010 pikë.
Ndërsa e treta është japonezja, Uta Abe, e cila mori 6800 pikë.
Distria Krasniqi, në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka arritur të fitojë medaljen e artë dhe kjo është hera e dytë për të.
Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Kampionate Evropiane dhe Botërore, duke sjellë në Kosovë disa medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta.
Lini një Përgjigje