
Historitë janë bërë për t’u shkruar. Dy skuadra që i kanë dhënë shumë futbollit në Europë dhe jo vetëm do luftojnë për krenarinë e një qyteti që jeton me sportin më të ndjekur në botë.
Interi dhe Milani do kërkojnë të takohen me historinë sonte në mbrëmje, teksa do përballen në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League.
Zikaltërit vijnë në këtë takim me triumfin 2-0 të marrë në ndeshjen e parë, ndërsa kuqezinjtë kanë një malore përpara dhe besojnë se do mund të përmbysin llogaritë.
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Si Inzagi ashtu edhe homologu Pioli kanë vendosur për titullarët që do zbresin në fushë. Nga minuta e parë janë më të mirët, me trajnerët të vetëdijshëm se kjo është një ndeshje që mund të vlejë sa gjithë sezoni.
Inter: Onana; Darmian, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martínez, Xheko.
Trajner: Simone Inzagi
Milan: Menja; Kalabria, Çiau, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç, Mesias; Rafael Leao, Brahim Diaz, Zhiru.
Trajner: Stefano Pioli

Lini një Përgjigje