
Ernest Muçi ishte një nga protagonistët e Lexhias së Varshavës kundër Jagiellonia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të kampionatit polak. Ky takim u fitua nga skuadra e ish-lojtarit të Tiranës me shifrat 5-1.
Pikërisht Muçi arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 48 të sfidës, duke shënuar edhe golin e dytë për skuadrën e tij. Një gol spektakolar nga 22-vjeçari, i cili ia bëri të pamundur portierit kundërshtar që të priste topin.
Ky ishte edhe goli i 10 për ish-futbollistin bardheblu me fanelën e Lexhias në këtë sezon në të gjitha garat që ka luajtur. E sigurisht për paraqitjen e tij vjen edhe vlerësimi në Poloni.
Muçi është zgjedhur një nga 11 lojtarët më të mirë të kësaj jave, duke siguruar kështu edhe një fanelë titullari në formacionin e më të mirëve.

Lini një Përgjigje