TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2023, 15:38

Lojtari i parë i kombëtares shqiptare që mbërrin në finalen e Champions League, shikoni çfarë bëri Asllani pas ndeshjes (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Lojtari i parë i kombëtares shqiptare që mbërrin në

Mbrëmja e djeshme ishte historike për Kristjan Asllanin dhe do të mbahet mend gjatë. Edhe pse nuk pati minuta në duelin e kthimit ndaj Milanit, mesfushori 21-vjeçar, u bë futbollisti i parë i Kombëtares, që do të jete prezent në një finale të Champions Ligës. 

Menjëherë pas suksesit ndaj kuqezinjve të Milanit, Asllani rrëfeu emocionet e tij për këtë mbrëmje magjike, teksa në një prononcim të dhënë për gazetarin kosovar, Arlind Sadiku, i dërguari i plaformës “Artmotion” në Milano, mesfushori i Kombëtares shqiptare deklaroi: 

Është gjë shumë e madhe. Është viti i parë i imi me këta lojtarë fantastikë dhe arritëm të shkonim në finale, një finale që mungonte që nga 2010. Kemi bërë një gjë fantastike. 

Kam lojtarë shumë të fortë përpara, legjenda, si Brozoviç dhe Çalhanoglu, për mua janë “top” në botë. Po më ndihmojnë shumë. Kjo është ëndërr për mua. 

Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne dhe, luanim edhe kundër Milanit, ju e dini dhe rivalitetin e tifozërive, kemi shumë rivalitet. Për mua është një ëndërr sepse jam dhe tifoz interist, kur dëgjoj këta njerëzit që bërtasin kështu, është ëndërr për mua”, u shpreh Asllani. 

Menjëherë pas kualifikimit, Asllani ka postuar një foto me familjen e tij, nga fusha e blertë në “San Siro”. Ai u shfaq në krahët e nënës, babait dhe vëllait të tij më të vogël. 

Lojtari i parë i kombëtares shqiptare që mbërrin në

kristjan asllani mesfushori kuqezi inter

Lini një Përgjigje