TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 15:55

Vlera e Anis Mehmetit shkon në 10 mln euro, ndryshim i madh për mesfushorin shqiptar që nga ftesa e fundit e Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Vlera e Anis Mehmetit shkon në 10 mln euro, ndryshim i madh për

Anis Mehmeti është pikëpyetja më e madhe te Kombëtarja shqiptare. Trajneri Silvinjo nuk e fton që nga vera e vitit 2023. Fakt është se vlerësimi i tij është rritur ndjeshëm dhe kjo mund të vërehet në tregun e “Transfermarkt”, që është i njohur për vlerat e tij.

Vlera e mesfushorit shqiptar aktualisht ka kapur shifrën e 10 milionë eurove. Kur Silvinjo e kishte pjesë të skuadrës, ishte vetëm 1.2 milionë euro.

Prej dy sezonesh është lojtari më i rëndësishëm i Bristol Sitit, që po konkurron denjësisht në Championship. Vlera e 24-vjeçarit është më e larta në skuadër.

Interesant është fakti se janë 669 lojtarë në Kategorinë e Dytë për nga rëndësia e futbollit anglez, dhe Mehmeti mban vendin e 32. Gjashtë asistime dhe po aq gola, bëjnë që të jenë ndër lojtarët më të spikatur në 18 javë.

Armando Broja me 14 milionë euro dhe Kristjan Asllani me 13 milionë euro, kryesojnë listën e lojtarëve të Kombëtares. Po aq sa Mehmeti vlerësohet edhe Mirlind Daku, po ashtu kryefjalë e Rubin Kazan në Rusi.

anis mehmeti mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje