
Interi nuk has aspak vështirësi ndaj Venecias, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Zikaltërit fituan pastër 5-1, në përballjen e luajtur në “Stadio Giuseppe Meazza”.
Në minutën e 18, Fratezi ndezi ndeshjen me një vrapim të shkëlqyer qendror, ia pasoi Diëf në zonën e penalltisë dhe francezi shënoi golin e tij të parë.
Vetëm dy minuta më vonë, zikaltërit dyfishuan epërsinë. Pio Espozito mori topin në buzë të zonës dhe lëshoi një gjuajtje të mrekullueshme me të djathtën që përfundoi në cepin e sipërm, goli i tretë i sulmuesit të ri këtë sezon.
Interi, në kontroll, shtoi një gol të tretë në minutën e 27: një rikuperim nga Zielinski, një pasim i shpejtë, dhe Markus Turam lëshoi një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë me të djathtën nga hyrja e zonës. Një gjysmë ore shkatërruese përmbysi një fillim të vështirë:
Në 45 minutat e dyta, “tundën rrjetën” Turam dhe Boni. Goli i nderit për Venecian mban firmën e Sagrados.
Në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, Interi gjen fituesin e çiftit Roma-Torino.
Lini një Përgjigje