
Bomberi Rei Manaj ka vendosur të kthehet disa ditë në Shqipëri, ndërsa ndodhet në qytetin e Lushnjes.
Pas “story” të djeshëm me kryetaren e bashkisë dhe presidentin e klubit “Myzeqar” Eriselda Sefa, ditën e sotme, 28-vjeçari ka treguar përmes rrjeteve sociale se është gjendur në stadiumin “Roza Haxhiu”, duke mbështetur të besuarit e Ditmar Bicajt në takimin Lushja-Kukësi, e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë e Parë, ndeshje cila u mbyll me rrjeta të paprekura.

Rei Manaj gjithashtu i kishte premtuar ekipit të Lushnjes një premio në rast fitoreje kundër Kukësit.
Skuadra lushjnare po përjeton një moment aspak të mirë, 13 pikë, e përkthyer me vendin e 10 në tabelë, ndërsa rrezikon rënien në një kategori më poshtë.
Lini një Përgjigje