TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2025, 21:34

Napoli ia del pas 20 penalltive, skuadra e Kontes siguron biletën në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Napoli ia del pas 20 penalltive, skuadra e Kontes siguron biletën në

Napoli është çerekfinalisti i tretë i Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte eliminoi Kaljarin nga “ruleta ruse”, pasi koha e rregullt në “Diego Armando Maradona” u mbyll në barazim 1-1.

Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 28, kur Lorenco Luka shënoi me kokë, pas krosimit të marrë nga Antonio Vergara.

Sebastiano Espozito barazoi shifrat 1-1 në minutën e 67 dhe koha e rregullt u mbyll në barazim. Të dy ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e Napolit u treguan më të saktë, ku nga 10 penallti, gaboi vetëm David Neres.

Për Kaljarin gabuan dy futbollistë, Feliçi dhe në fund penalltia vendimtare e humbur nga Luvumbo. Napoli do të presë në çerekfinale fituesin e çiftit Inter-Venezia, sfidë që fillon pas pak në “San Siro”.

napoli kaljari kupa e italisë

Lini një Përgjigje