TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2025, 22:38

Arsenali mposht Brentfordin dhe blindon kreun, “Topçinjtë” nuk ndalen në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali mposht Brentfordin dhe blindon kreun,

Direkt pas barazimit ndaj Çelsit, Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 14. Vetëm pas 11 minutash lojë, Mikel Merino hapi rezultatin me një goditje të saktë me kokë, duke u ngritur mbi mbrojtjen pas një krosimi perfekt nga Ben Uajt dhe duke realizuar për 1-0.

Brentfordi iu afrua barazimit në minutën e 21, kur Kevin Shejd goditi bukur me kokë pas një pasimi të lartë preciz, por David Raja reagoi në mënyrë fantastike, duke e devijuar topin në traversë dhe duke e larguar rrezikun.

Në fund të pjesës së parë, Arsenali u detyrua të bënte një ndërrim të detyruar, pasi Kristhian Moskuera u largua i dëmtuar dhe vendin e tij e mori Jurrien Timber. Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, dhe në minutën e 69, Merino pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin. Mesfushori spanjoll duhej vetëm të devijonte topin drejt portës nga shumë pranë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë dhe Brentfordi u shpëtua.

Pavarësisht përpjekjeve të Brentfordit, Arsenali arriti të menaxhonte mjaft mirë epërsinë madje duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 91 me Bukajo Saka për 2-0. Me këtë fitore ‘Topçinjtë’ shkojnë në kuotën e 33 pikëve dhe udhëheqin tabelën me pesë pikë më shumë se Mançester Siti.

Lini një Përgjigje