TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2025, 22:32

“Dua të di nivelin e tij”, Alegri para ndeshjes Milan-Lacio: Jam kurioz të shikoj gjendjen fizike të Ardon Jasharit

Shkruar nga Pamfleti

“Dua të di nivelin e tij”, Alegri para ndeshjes Milan-Lacio:

Sfida mes Milanit dhe Lacios, e vlefshme për raundin e 1/16 të Kupës së Italisë, do të luhet nesër në orën 21.00. Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri ka folur para ndeshjes për situatën në të cilën ndodhet skuadra dhe pritshmëritë për sfidën.

Timonieri i skuadrës ka pranuar se përballja e nesërme do të jetë sa e rëndësishme po aq edhe luftarake. Teksa fliste për formacionin dhe zëvendësimet, ai bëri të ditur se do t’i jepte një shans Ardon Jasharit që mesfushori me tipare sulmuese të tregojë cilësitë e tij.

Dua të shoh gjendjen e tij fizike, sepse të mos harrojmë se kur ai mbërriti, kishte qenë jashtë fushave për dy muaj.

Ai luajti 45 minuta, pastaj u lëndua dhe tani ka qenë përsëri jashtë për dy muaj. Jam gjithashtu kurioz të shoh nivelin e tij të fitnesit”,-tha Alegri.

Rikujtojmë se 23-vjeçari shqiptar, ka bërë shumë mungesa në Serinë A për shkak të lëndimeve. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje, pa rezultate në gola apo asiste

masimiliano alegri ardon jashari

Lini një Përgjigje