TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2025, 09:34

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, reagon policia: Konflikti në dhomat e zhveshjes, një futbollist i plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, reagon policia: Konflikti në

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Skënderbeu.

Blutë e kryeqytetit sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, ku ka mbetur i dëmtuar një futbollist.

Po ashti nisi procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë të tjerë.

"referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N", njofton policia.

Lini një Përgjigje