TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2026, 18:24

Vetëm Gallatasaraji doli kundër, klasi i Ernest Muçit shpërblehet në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm Gallatasaraji doli kundër, klasi i Ernest Muçit

Ernest Muçi vazhdon të vlerësohet në Superligën turke. Së fundmi, sulmuesit të Kombëtares shqiptare dhe Trabzonsporit, i është dorëzuar një çmim mjaft prestigjioz.

24-vjeçari ka fituar çmimin e golit më të bukur të muajit dhjetor, atë kundër ekipit të Goztepe. Kujtojmë se këtë sezon me fanelën e Trabzonsporit, Muçi ka shënuar 10 gola e ka asistuar në 3 të tjerë.

Postimi:

Goli i lojtarit tonë Ernest Muçi kundër Goztepe në javën e 15-të të sezonit të Superligës, u zgjodh si goli më i bukur i dhjetorit. Anëtari i Bordit tonë, Coskun Ozturk i dërzoi Muçit këtë çmim.

Gallatasaraji ishte klubi i vetëm që doli kundër në Turqi. Kryesuesit e Superligës pretendonin se goli i Osimhem, që u dha fitoren ndaj Samsunsporit ishte më i bukuri. “Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa nuk mund të krahasohej me asgjë”, shkruhej nga Gallatasaraji për golin e Osimhem.

Muçi ndërkohë e tërhoqi sot vlerësimin para tifozëve të Trabzonsporit. Përpara është ndeshja me Kasimpashën ku bën punë vetëm fitorja.

Muçi ka realizuar në gjashtë javë radhazi. Kështu është kthyer edhe në lojtarin e momentit te Trabzonspori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Trabzonspor (@trabzonspor)

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje