
Është sporti më i ndjekur në botë dhe si i tillë mund të përdoret si “armë” politike dhe diplomatike. Në një klimë të tensionuar mes SHBA dhe Europës, kjo e fundit mund të përdorë “Botërorin 2026” si levë për të spostuar krahun në peshoren e forcave.
Ideja që ka marrë zë në ditët e fundit në mediat më të mëdha europiane është e thjeshtë.
Në korridoret politike të vendeve më me influencë në kontinentin e vjetër, në të njëjtën kohë gjigandë të futbollit botëror si Gjermania, Anglia, Franca, Spanja apo edhe Holanda po flitet edhe publikisht për të bojkotuar finalet e “Botërorit 2026” që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Kjo lëvizje drastike do të shërbente si një kundërgoditje dhe presion në drejtim të presidentit Donald Trump, në lidhje me çështjet e nxehta të gjeopolitikës si Groenlanda apo tarifat ekonimike.
Mes personazheve që i kanë dhënë zë këtij opsioni është edhe Pirs Morgan, gazetari britanik dhe mik personal i presidentit Trump është shprehur për “Mirror”. “Ndoshta Anglia, Franca, Spanja, Gjermania, Portugalia, Holanda, Norvegjia dhe Italia duhet të pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës ndërsa vazhdojnë negociatat me Presidentin Trump? Tërheqja e 8 nga 10 favoritët mund të ngjallë interes”, thuhet në postimin e Pirs Morgan në rrjetet e tij sociale.
Më parë edhe njerëz të futbollit e kishin prekur këtë temë, ndërsa sipas mediave ndërkombëtare, që citojnë burime pranë FIFA-s, kjo e fundit nuk është aspak e qetë.
Një “Botëror” pa emrat e mëdhenj të futbollit do të ishte një goditje e madhe për imazhin e SHBA-së si organizatore, por edhe një katastrofë financiare.
Lini një Përgjigje