
Një prej figurave më të shquara të basketbollit shqiptar, Spiro Koleka është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. I njohur me emrin “Pirro”, ish-basketbollisti është “shuar” mëngjesin e sotëm.
Koleka njihet padyshim si një nga figurat që la gjurmë me ekipin e 17 Nëntorit në basketboll, ekip i cili sot quhet “KS Tirana”. Ai ishte një lider në parket, në vitet ’70.
Ikja e tij, lë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët që punuan me të ndër vite.
Lini një Përgjigje