TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 21:17

E konfirmon Mançester Junajtid, “Djajtë e Kuq“ ndërpresin bashkëpunimin me yllin brazilian

Shkruar nga Pamfleti

E konfirmon Mançester Junajtid, “Djajtë e Kuq“

Mesfushori Kasemiro do të largohet nga Mançester Junajtid në fund të këtij sezoni, sapo t’i skadojë kontrata aktuale.

33-vjeçari ka në kontratë një opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër, por skuadra angleze përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se bashkëpunimi nuk do të vazhdojë.

“The Athletic” kishte raportuar në janar se klauzola e zgjatjes njëvjeçare mund të aktivizohej edhe automatikisht nëse Kasemiro do të niste si titullar një numër të caktuar ndeshjesh, që besohet të jetë 35, gjatë sezonit 2025-2026.

Paga e Kasemiros ka qenë 15 milionë funte në vit për tre sezonet (përfshirë edhe aktualin) në të cilat Junajtid nuk ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shkuar në 18 milionë funte në sezonin e vetëm kur klubi ka qenë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në Europë.

kasemiro mesfushori brazilian mançester junajtid

Lini një Përgjigje