TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 20:13

Al Ahli gati 1 miliard euro për Vinicius Zhunior, sauditët nuk i ndahen sulmuesit brazilian

Shkruar nga Pamfleti

Al Ahli gati 1 miliard euro për Vinicius Zhunior, sauditët nuk i

Merkato e dimrit ka rihapur edhe një herë çështjen e Vinicius Zhunior i cili duket se po kalon muajt e fundit nën fanelën e ekipit Merenges.

Siç u zbulua vitin e kaluar, negociatorët sauditë e kanë parë Vinicius Zhunior si një nga objektivat e tyre kryesorë për verën e vitit 2026. Reali ende dëshiron që braziliani të zgjasë kontratën, por bisedimet u pezulluan kur Xabi Alonso ishte në klub dhe nuk dihet nëse do të rihapen.

Al-Ahli është klubi kryesor saudit i diskutuar për Vinin me një kontratë prej 1 miliard eurosh në ofertë. Edhe pse Vinicius Zhunior ka thënë vazhdimisht se është i përkushtuar ndaj Realit të Madridit, bisedimet mes zyrtarëve sauditë dhe kampit të Vinicius Zhunior kanë vazhduar për më shumë se një vit.

vinicius zhunio sulmuesi brazilian al ahli skuadra arabe

Lini një Përgjigje