
Klisman Cake debutoi me Kombëtaren Shqiptare më 14 tetor 2025, duke u shndërruar kështu në risinë e trajnerit Silvinjo.
Ai u largua nga Shkëndija në janar, për t’u transferuar tek Ahmat Grozni në Rusi. Në një intervistë për kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit, Cake foli për vitin 2025.
“Besoj se për mua viti 2025 ishte viti më perfekt i mundshëm që mund të shkonte duke nisur me titullin kampion me Shkëndijën, më pas hyrja në grupet e Ligës së Konferencës dhe më pas, ajo që ishte qershia mbi tortë, thirrja në Kombëtare ku arritëm edhe fitore shumë të mëdha dhe siguruam “play off”-in. Më pas ishte edhe kalimi i grupit me Shkëndijën që në fund u konkretizua në një ligë të fortë siç është Rusia dhe padyshim viti më perfekt i karrierës sime.
Diferencat mes futbollit rus dhe atij në Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë.
‘Është një aventurë shumë e bukur. Dihet që është një ekip shumë i mirë, një ekip i madh, plus edhe niveli i futbollit në Rusi është një nivel mjaft i lartë dhe jam i lumtur që ndodhem aty për momentin. Niveli i futbollit rus dihet që është shumë i lartë, mund të jetë një nga 6 ose 8 ligat më të fortë në Evropë dhe është më fizik. Është një ritëm më i lartë në Rusi sesa në Shqipëri e Maqedoni.
Cake u shpreh se kombëtarja e ka ndihmuar shumë.
Padyshim që më ka ndihmuar shumë, sepse kombëtarja të jep një status tjetër si lojtar dhe çdo lojtar e ka ëndërr të veshë atë fanelë dhe më ka ndihmuar shumë besoj.
‘Polonia-Padyshim që besoj se mund të shkojmë më tej. E kemi ëndërruar gjithmonë këtë moment që të jemi në “play off” të Botërorit. Ka qenë ëndrra e çdo shqiptari gjithë jetën, tani u arrit dhe normal që po, besoj se mund të kalojmë më tej’.
Lini një Përgjigje