TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 16:56

Humbja e Atalantës në Champions ‘ndihmon’ Spanjën, skuadra e pestë mbetet e vështirë për Italinë

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e Atalantës në Champions ‘ndihmon’ Spanjën,

Italia mbetet në vendin e pestë në renditjen e UEFA për kombëtare për sezonin 2025-2026, klasifikim që jep mundësinë edhe për të pasur një skuadër të pestë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve për dy Ligat që do të mbyllin klasifikimin në dy vendet e para në fund të sezonit.

Në pritje të ndeshjeve të Ligës së Europës, dy ditët e Ligës së Kampioneve nuk i kanë dhënë gëzime Serisë A, ku vetëm Juventus fitoi ndeshjen e saj, Napoli barazoi dhe Interi e Atalanta humbën. Është pikërisht humbja e bergamaskëve që mban Spanjën përpara Italisë, por problemi i vërtetë është se dhe Anglia e Gjermania kanë fituar terren.

Renditja e UEFA 2025-2026 klasifikimi:

1) Anglia 16.152 pikë;

2) Polonia 13.625;

3) Gjermania 13.285;

4) Spanja 12.937;

5) Italia 12.178;

6) Qipro 11.406;

7) Franca 10.928;

8) Greqia 9.900.

Si funksionon renditja e UEFA-s. Pikët sezonale të çdo kombi përllogariten duke mbledhur rezultatet e skuadrave në kupat evropiane (2 pikë për fitoret, 1 për barazimin plus bonuset) dhe duke i përpjestuar me numrin e klubeve pjesëmarrëse. Steka është shumë lart; dy kombet e para në renditje në fundin e sezonit do të fitojnë një vend shtesë në edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

Renditja UEFA, si funksionojnë pikët. Pikët nuk vendosen vetëm nga rezulatet e ndeshjeve, por përfshijnë edhe bonuse specifike për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, pozicionimin në grup dhe kalimin në raundet me eliminim direkt. Koefiçienti përfundimtar i çdo kombi është një mesatare që përllogaritet duke përpjestuar pikët e grumbulluara nga të gjitha skuadrat me numrin efektiv të pjesëmarrëve në kompeticionet evropiane.

renditja e uefa-s champions league

Lini një Përgjigje