TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 15:52

Hofenhejmi “peshkon” në Stamboll, skuadra gjermane kërkon të shtojë koloninë shqiptare në ekip

Shkruar nga Pamfleti

Hofenhejmi “peshkon” në Stamboll, skuadra gjermane kërkon

Hofenhejmi është “dashuruar” me futbollistët shqiptarë. Klubi gjerman tashmë i ka vënë “syrin” një tjetër lojtari.

Bëhet fjalë për Milot Rashicën, i cili aktualisht është pjesë e Beshiktashit dhe mund të largohet nga turqit. Skuadra gjermane kërkon të përforcohet në repartin e avancuar dhe te lideri i Kosovësh shikon cilësitë e duhura për formacionin e tyre.

Ndërkohë siç dihet te Hofenhejmi ka të tjerë shqiptarë që janë protagonistë. Fisnik Asllani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu luajnë aktualisht në Bundesligë, teksa transferimi i mundshëm i Rashicës do ta çonte në 4 numrin e futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër.

29-vjeçari nga ana tjetër ka kontratë të vlefshme me Beshiktashin deri në qershor të vitit 2027 dhe mbetet të shihet se çfarë marrëveshje do të arrijnë dy klubet mes tyre për transferimin e ish-it të Gallatasarajit.

hofenhejm milot rashica sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje