TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2026, 07:03

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Kushte të paqëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të nisë i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, më të theksuara në zonat lindore dhe jugore.

Nga mesdita deri në orët e pasdites parashikohen reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët, kryesisht në formën e pikave të shiut, në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore të juglindjes dhe jugut reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare të veriperëndimit, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 10 m/s.

Sa i përket kushteve detare, valëzimi në detin Adriatik dhe në detin Jon do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

moti parashikimi

Lini një Përgjigje