TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2026, 15:20

“Spiropali nuk ishte e pranishme”, Braçe tregon diskutimet në mbledhjen e PS për protestat: Unë e kam thënë fjalën time!

Shkruar nga Pamfleti

 

“Spiropali nuk ishte e pranishme”, Braçe tregon diskutimet
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar zhvillimet lidhur me protestat në Tiranë dhe diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS.

Braçe deklaroi se ai dhe disa kolegë të tij kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. I pyetur për qëndrimet e Elisa Spiropalit, Braçe tha se ajoo nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e PS.

“Në mbledhjen e grupit unë dhe 2-3 kolegë e dhamë mendimin tonë për protestën. Spiropali? Ajo nuk ishte në mbledhje. Marjana Koçeku? Nuk e kam dëgjuar që të flasë në Grupin Parlamentar”, u shpreh Braçe në emisionin “Shqipëria Live”. 

Duke komentuar arsyet e pjesëmarrjes së qytetarëve në protestë, deputeti socialist tha se një pjesë e tyre ndihen të papërfillur dhe kërkojnë të përfshihen në vendimmarrje, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që ndikojnë në të ardhmen e brezave.

Sipas tij, vendime të tilla nuk duhet të merren pa konsultim me qytetarët. Ai shtoi se këtë qëndrim e ka shprehur edhe gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, duke theksuar se nuk ishte dakord me përshkrimin e protestës si një incident i izoluar.

“Në mbledhjen e grupit unë dhe 2-3 kolegë e dhamë mendimin tonë për protestën. Spiropali? Ajo nuk ishte në mbledhje. Marjana Koçeku? Nuk e kam dëgjuar që të flasë në Grupin Parlamentar. Një pjesë e atyre njerëzve janë aty se nuk i ka përfillur kush. Një pjesë e atyre njerëzve nuk e pranojnë dot. Është më e madhe se një shtëpi. Po merr vendime për një brez të tërë. Duke i thënë që kjo do jetë jeta juaj pas 15 vitesh, atëherë normal që do e pyesësh. Një pjesë e atyre e njerëzve kanë parë vuajtjet e gjyshërve, prindërve. Ata duan një jetë të ndryshme nga jeta e gjyshes, gjyshit, babait dhe nënës. Është një jetë që duhet ta ndërtojnë vetë, bashkë me vendimmarrësit dhe vendimmarrësit bashkë me ta. E thashë në mbledhje. Nuk isha dakord që atje kishte një rrahje banale. Atje kishte më shumë se kaq”, u shpreh Braçe.

erion brace spiropali ps protestat

1 Komente

  1. E
    Emigranti nga ShBA.

    Kush e ka vendosur daten 4 korik per protest.? Ai kerkon te ndaj 90% te Shqiptarve me Ameriken e Willsonit qe mbbrojti Shqiperin nga coptimi I me tejshem dhe Bill Clintoni qe na cliroj Kosoven qe sot po ben kakerdhi do te vendos vet. Problemi i protestusve eshte idea Xhaxhi Qamiliste per mos Zhvillimin.Referendumi popullor do ta vendos kush do te fioj zhvillimi i vendit,ritja e vazhdushme e mirqenies apo Haxhi Qamilizmi,shkaterusit e shqiperis,vrasesit e gerdecit,vrasesit ne bulevard,kush eshte agjenti I zbatoi urdherin e Miloshevici per te shateruar mbi 500 fabrika dhe uzina teper moderne. Ai ka nje emer dhe Mbiemer eshte ai qe ka ve flaken Shqiperis disa her.Ai eshte Sali Seqere Karaxhici.

    Lini një Përgjigje