Kryeministri shqiptar mori pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, ku theksoi se procesi i rimëkëmbjes duhet të ecë paralelisht me mbrojtjen e vendit dhe e lidhi atë me të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila mblodhi drejtues shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se rindërtimi i Ukrainës nuk mund të shtyhet deri në përfundimin e luftës, pasi vonesa do të kishte pasoja për të ardhmen e vendit.
“Nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë tashmë tepër vonë. Dhe pikërisht për këtë arsye jemi sot këtu. Ndërkohë, Ukraina po rindërtohet, ndërsa njëkohësisht mbron veten. Ky është kuptimi i madh i kësaj konference. Shqipëria është këtu me një bindje shumë të thjeshtë: Ukraina duhet ta sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën po mbron lirinë e saj”, tha Rama.
Kryeministri vlerësoi gjithashtu se procesi i rindërtimit të Ukrainës dhe integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngushtë dhe ndikojnë pozitivisht tek njëri-tjetri.
“Nga ana tjetër, ne e shohim rindërtimin e Ukrainës dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Të dyja kanë të bëjnë me plotësimin e Europës, forcimin e qëndrueshmërisë së saj dhe uljen e cenueshmërive strategjike. Natyrisht, rindërtimi nuk është bamirësi, por strategji. Nuk bëhet fjalë vetëm për të riparuar atë që është shkatërruar, por për të ndërtuar një Ukrainë demokratike, europiane, moderne dhe të qëndrueshme, duke treguar se e gjithë Europa është e aftë ta bëjë këtë. Dhe, në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, të cilën jam i bindur se do ta vlerësoni, Ukraina po rindërton guximin e Europës. Europa duhet të ndihmojë në rindërtimin e së ardhmes së Ukrainës”, tha Rama.
Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për vendin dhe të mobilizojë investime për procesin e rindërtimit dhe zhvillimin afatgjatë të tij. Gjatë punimeve, pjesëmarrësit do të fokusohen te sektorët që kanë pësuar dëmet më të mëdha nga agresioni rus, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike dhe logjistikën.
Në të njëjtën kohë, një pjesë e rëndësishme e diskutimeve do t'i kushtohet forcimit të kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës, të cilat konsiderohen elemente kyçe për garantimin e një procesi të qëndrueshëm rindërtimi dhe zhvillimi në vitet që vijnë.
Donkishoti mances ne lufte me mullijt e eres.
Amon mer amon, kryedhitsi, artisti Koci Teto Sofkes, baskebollisti me fame boterore, na jep leksione trimerie e patriotizmi. Pse nuk del burrash ne shesh e tu mbylle gojen algoritmisteve? Pse nuk hyn ne nje studio neutrale e te perballet me realitetit? A kuptoni o njerez te mire, qe ky vesh brekushe sepse mban pampersa nga qe eshte dhits frikacak. Kujdes popull, kujdes se ashtu si ky birbo qe na u paraqit me ate kengen 'Shume zhurme' ju tarnanisi trute? E pasi te thyeje qafen , do vijne te tjeret e radhes me kenge me fine.