TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Qershor 2026, 11:58

Balla në sulm ndaj demokratëve: Sali Berishën nuk e njohim si përfaqësues të protestës

Shkruar nga Pamfleti
Balla në sulm ndaj demokratëve: Sali Berishën nuk e njohim si
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka dhënë  arsyet pse mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e demokratëve për një mocion me debat në Kuvend.

Sipas tij, Partia Socialiste nuk e njeh Partinë Demokratike si përfaqësuese të protestës, ndërsa kërkesa e paraqitur nga opozita është konsideruar e ndërtuar mbi pretendime që nuk e përfaqësojnë këtë lëvizje qytetare.

“Nuk e njohim partinë e PD si parti përfaqësuese të protestës. Kushdo qofshin organizatorët, meqë kanë pasdite radhën e tyre për të folur në përgjigjen edhe nëse partia e PD ka mandat apo jo. Sapo nga protestuesit të mbërrijë në kuvend një kërkesë me shkrim do t’u përgjigjem. PD kërkonte në emër të protestuesve, 1, 2, 3, 4 gjëra, kështu ishte ndërtuar kërkesa për mocion me debat”, tha ai.

Deklarata e Ballës vjen në një klimë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku çështja e protestave dhe mënyra e përfaqësimit të tyre në Kuvend ka qenë një nga pikat kryesore të debatit parlamentar.

Gjithashtu kreu i grupit parlamentar socialist e sfidoi PD-në të sjellë mocion mosbesimi për qeverinë dhe të sjellë kandidatin e saj për kryeministër. 

"Nuk kërkohet me mocion me debat, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër. Mblidhni 28 firma, zgjidhni edhe kandidatin po keni këllqe, edhe hajde ta marrim në shqyrtim. Por s'mund të ngatërrosh, të kërkosh mocion me debat, të kërkosh dorëheqjen e qeverisë, është nen tjetër", tha Balla.

Lini një Përgjigje