TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 14:42

Rama e zbuloi si "agjente" të Iranit, Lamallari shpall ‘non grata’ Ikballe Hudutin: E rrezikshme për sigurinë

Shkruar nga Pamfleti
Rama e zbuloi si "agjente" të Iranit, Lamallari shpall ‘non
Ikballe Huduti dhe Edi Rama

Ikballe Huduti është e para ndër protestueset, e akuzuar për lidhje me Iranin, që shpallet “non grata”...

Një qytetare e Kosovës, e cila më herët u identifikua nga Kryeministri Edi Rama si një mbështetëse e Iranit, është shpallur “person i padëshiruar” nga Qeveria shqiptare.

Pak orë pasi Edi Rama publikoi foton e shtetases së identifikuar si Ikball Huduti (Berisha), ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhërin që i ndalon hyrjen në Shqipëri të saj për 15 vjet.

Vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.  Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Ikball Huduti (Berisha) u akuzua më herët për lidhjet e saj me regjimin iranian, madje Kryeministri publikoi fotot kur ajo shfaqej me ish-presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad.

"Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës", shkroi kryeministri.

Ikballe Huduti është e para ndër protestueset, e akuzuar për lidhje me Iranin, që shpallet “non grata”. Gjithashtu Rama ka akuzuar për lidhje me Iranin edhe disa shtetas të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve nuk dihet se ccfarë masash mund të merren, nisur nga fakti se Ikballe Huduti për 15 vite nuk do të lejohet të hyjë në Shqipëri.

Rama e zbuloi si "agjente" të Iranit, Lamallari shpall ‘non
Ikballe Huduti në protestë

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh po sulmon individualisht personazhe që shfaqen në protestë dhe përmes foltores së improvizuar kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Kreut të Qeverisë. Ky i fundit ka hedhur poshtë çdo mundësi për tërheqje, ndërsa akuzon Teheranin për protestat që lindën në Shqipëri në 31 maj dhe nga ky moment nuk janë ndalur.

Të shtunën (27 qershor) është njoftuar mbajtja e një proteste mbarëkombëtare në Tiranë, ndërsa më 4 korrik është njoftuar një protestë me pjesëmarrjen e Diasporës. Protestuesit kërkojnë jo vetëm largimin e Ramës, por edhe të Sali Berishës si kryetar i opozitës, që e konsiderojnë një “opozitë të shtitur”.  

 

edi rama ikballe huduti qeveria non grata

7 Komente

  1. R
    RAMA RA

    KETA KA*A KAN DAL NGA BINARET FARE

    1. T
      Tony

      Mirë kjo po ai Olsi Jezexhiu që leh neper studiot e mediave. Keta kollaj, po ata që “nuk njihen”?

      1. A
        Abdi Përgjegja

        Po ça do në Tiranë kjo...mirë ja kanë ba...Shqipëria është ba si Han pa porta siç thoshte dikur Enveri...a ka shtet a ka polici,a shik,ku janë ato vemje që nuk ndihen se janë gjallë po rrogat i marrin...ky është gabimi më i madh i Ramës,të bërit Shtet...

        1. R
          RAMMME KOKLOQE

          O RAMMME dhe ti ke dale me shumë. Te shumtë kriminelë dhe te kemi kryeministër GABIMISHT...MEQË DOLI TJETRA NE PROTESTE CAR DO TE THOTË JANE TE GJITHË TERRORISTA

          1. U
            U gjet edhe armiku!

            Ja edhe një armik tjetër u demaskua. Pyetjet që lindin pas ketij demaskimi janë: ku shkuan paret e vjedhura nga qeveria dhe politikanet?; kush i vodhi pronat e shqiptareve?; kush e masakroi ligjin e zgjedhjeve?! kush po i fal Shqiperine politikaneve dhe trafikanteve te huaj e vendas?; kush e shkaterroi ushtrine, industrine, bujqesine, arsimin, shendetesine, administraten?; etj., etj.; kush po e kthen Shqiperine ne toke te djegur per njerezit e ndershem e punetore, dhe parajse per llumin e njerezimit?

            1. p
              poshte komunizmi

              flliqesirat antishqiptare serbo-ruso-iraniane

              1. D
                Drita

                Ha ha ha kjo eshte e rrjedhur nga trute e kokes,nuk ja ka idene besimit .

                Lini një Përgjigje