TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2026, 15:17

Kualifikohet për herë të parë në fazën me eliminim direkt, Afrika e Jugut bëhet kombëtarja e 7 afrikane që e arrin këtë në një Botëror

Shkruar nga Pamfleti
Kualifikohet për herë të parë në fazën me eliminim
Afrika e Jugut

Afrika e Jugut ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Korenë e Jugut në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Tapelo Maseko në minutën e 63-të, duke i dhënë skuadrës afrikane fitoren e parë në këtë edicion të turneut dhe tre pikë me peshë për kualifikimin.

Me këtë sukses, Afrika e Jugut e mbylli fazën e grupeve me katër pikë, duke lënë pas Korenë e Jugut në renditjen e Grupit A dhe duke siguruar vendin e dytë, që e çon në fazën me eliminim direkt.

Ky është një moment historik për futbollin afrikan, pasi Afrika e Jugut bëhet kombëtarja e shtatë nga kontinenti që arrin të kalojë fazën e grupeve në një Kupë Bote. Rekordin për më shumë kualifikime në fazat eliminatore e mbajnë Nigeria dhe Maroku me nga tre, të ndjekura nga Gana dhe Senegali me nga dy, ndërsa Kameruni dhe Algjeria e kanë arritur këtë sukses nga një herë.

Në raundin e 1/32-ave, Afrika e Jugut do të përballet me Kanadanë, një prej vendeve organizatore të Kupës së Botës 2026. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 28 qershor.

afrika e jugut kupa e botës

Lini një Përgjigje